Me ftesë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Lituanisë, Rimvydas Norkus, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, po merr pjesë në Konferencën e krerëve të drejtësisë nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, e cila po mbahet në Vilnius të Lituanisë.
“Pjesë e diskutimeve të kësaj konference janë një varg çështjesh me interes për sistemet e drejtësisë në Evropë, përfshirë përmirësimin e cilësisë në administratë të Gjykatës Supreme, hartimin e një Kodi rregullash të sjelljes; Marrëdhënien e gjyqësorit me degët e tjera të pushtetit shtetëror dhe çështjet aktuale të pavarësisë gjyqësore; Zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në sistemet vendore të drejtësisë; Median në gjykatore dhe marrëdhëniet ndërmjet gjykatave dhe mediave etj.”, thuhet në komunikaten e Gjykatës Supreme.
Kjo konferencë është mbështetur nga CEELI Institute, ndërkaq pritet që t’i zhvillojë punimet edhe gjatë ditës së martë.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...