Peci për targat: Ta zgjidhim në partneritet me SHBA-në dhe BE-në, nuk ka rrugë tjetër më të mençur

11:50 | 28 Tetor 2022
A. B.

Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, thotë se Qeveria duhet ta shtyjë afatin për konvertimin e targave, sikur kërkojnë partnerët e saj ndërkombëtarë, edhe pse vendimi është i ligjshëm.

Peci thotë se kjo cështje duhet të zgjidhet në partneritet të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po kërkojnë me ngulm shtyrje të afatit, dhe, të Bashkimit Evropian.

“Nuk ka rrugë tjetër më të mençur”, ka shkruar ish-diplomati në Facebook.

Sipas Pecit, çështja e targave mund të rrezikohet pa ardhur në situatën kur ka bllokada dhe tensione dhe pa rrezikuar jetët e policëve të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Si qytetar i apeloj Qeverise se Kosoves per shtyerjen e afatit per nderrimin e targave ilegale te poseduesve te veturave ne ato te RKS, perkunder faktit qe vendimi i saj eshte legal dhe legjitim.

Kete ceshtje duhet ta zgjedhim ne partneritet te plote me SHBA-te dhe BE-ne, dhe nuk ka rruge tjeter me te mencur.

Nese veprojme ndryshe, jam i bindur qe do te ballafaqohemi me nje situate te ngjajshme me shtatorin e vitit te kaluar, por kete here ajo do te jete shume me e paparashikuar.

Nuk kemi nevoje qe te rrezikojme jeten e policeve tone, kur gjerat mund te rregullohen edhe pa masa policore, dhe ate ne bashkepunim me perendimin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme