Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci njofton se Adnani nga Klina e Epërme e Skënderajt është përfitues i grantit prej 99 mije eurosh për ndërtimin e stallës moderne.
Përmes një postimi në Facebook, Peci bëri të ditur se përfituesi ka vendosur të kthehet në Kosovë, pas 4 muajsh punë në Gjermani, për të vazhduar veprimtarinë e vet blegtorale, shkruan Arbresh.info.
“Në Klinë të Epërme të Skënderajt më priti Adnani dhe familjarët e tij përfitues të grantit në vlerë prej 99,750.00€ për ndërtimin e stallës moderne me infrastrukturë përcjellëse për viça për majmëri me kapacitet 30 krerë. Ai pas 4 muajsh pune në Gjermani, ka vendosur që të kthehet në Kosovë, për ta vazhduar veprimtarinë e vet blegtorale me 14 lopë e sot ka edhe 20 viça.”, ka shkruar Peci.
Sipas ministrit Peci, Programi për Zhvillim Rural 2022, për shumë fermerë ka qenë dorë e djathtë drejt ngritjes së kapaciteteve e zgjerimit të tyre.
“Për shumë fermerë si Adnani, Programi për Zhvillim Rural 2022, ka qenë dorë e djathtë drejt ngritjes së kapaciteteve e zgjërimit të tyre. Meritokracia si hap i parë i vlerësimit, pasqyron më së miri punën dhe qeverisjen e mirë.”, përfundoi ai./Arbresh.info.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...