Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci, ka thënë se nuk mund të flasë në emër të deputetes Doarsa Kica – Xhelili, dhe se për këtë kalim e ka parë vetëm në medie.
Teksa, ka thënë se çdokush që mendon të bëjë devijime të tilla politike, duhet të ketë arsyeshmëri pasi ka marrë besimin e qytetarëve, raporton gazeta10.
“I takon asaj ta bëjë publike…Unë mendoj, se gjithë ne që kemi marrë mandatin qytetar për të ofruar një ndryshim, unë mendoj që duhet me pasë një arsyeshmëri që të devijoj nga ky vullnet qytetar. Nuk mendoj që ka ndodhë prej 14 shkurtit diçka që me u lëkund mbi bazën e besimit”, ka thënë fillimisht Peci.
Ai më tej, ka thënë se do të ishte e habitshme nëse Kica – Xhelili kalon në LDK.
“Në rast se ndodhë diçka që ti po proklamon, për mua është e habitshme për shkak se Vjosa Osmani u ka dhënë hapësirë deputetëve që nuk i ka njohë askush… E papranueshme, jokorrekte edhe për keqardhje në rast se modelet e figurave të reja, tentojnë të bëjnë një devijim sikurse ajo e ish-kryetarit të LDK-së, që e vendoste Osmanin si kryeministre”, ka thënë Peci.
LEXI EDHE
Drejtues të Guxo janë Donika Gërvalla dhe Faton Peci – Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...