Faton Peci nga Iniciativa Qytetare e Vjosa Osmanit, ka konfirmuar se janë në bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme bashkëpunimi.
“Brenda pak ditësh – në fillim të janarit do ta bëjmë të qartë përbërjen e listës, parimet programore, logon… Do të bëhen të qarta të gjitha në javën e parë të janarit. Personaliteti i Osmanit do të jetë përcaktues se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm”, është shprehur Peci, njofton Klan Kosova.
“Jemi në diskutime me LVV dhe ka shumë të ngjarë që ta kemi një koalicion parazgjedhor. Jemi të fokusuar në shumë pika, më kryesorët nëse shkojmë me partneritet parazgjedhor apo paszgjedhor me LVV. Aspekti i dytë është se synojmë të jemi dy subjekte të ndara që hymë në një garë të përbashkët dhe aspekti i tretë janë çështjet programore”.
Peci është shprehur në Edicionin Special ka thënë se dallimet ideologjike mes tyre me Lëvizjen Vetëvendosje nuk duhet të jenë problem që të luftohet krimi dhe korrupsioni.
“Jemi në nivel diskutimesh, nuk është çështje ofertash. Oferta jonë është qeveri e përgjegjshme para qytetarit që do të realizonte qeverisje transparente që do të vendoste ligjshmëri në vend dhe do ta luftonte korrupsionin”.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...