Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është paditur nga drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci.
Geci pa paditur ministrin Peci për shpifje dhe fyerje publike përmes dezinformimit të Kuvendit të Kosovës.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit.
Peci ka ndarë një fotografi në Facebook-un e tij duke qeshur, shkruan Arbresh.info
“Bazuar në ndjeshmërinë e pranimit të pazakontë të shpifjeve dhe fyerjeve publike përmes dezinformimit të Kuvendit të Kosovës nga ana e ministrit Faton Peci, si dhe me qëllim për evitimin e shkaktimit të paragjykimit të opinionit të gjerë publik kundrejt këtyre shpifjeve dhe fyerjeve zyrtare të Faton Pecit, nga autoriteti i juaj kërkoj ta njoftoni opinionin publik më padinë gjyqësore të parashtrua nga përfaqësuesi im ligjor, Avokati Z. Hajzer Salihu”, thuhet në njoftim.
Geci po ashtu ka shprehur gatishmërin e tij për tu përballur me Pecin.
“Gjithashtu përmes kësaj kërkese, ju siguroj se në çdo kohë jam i gatshëm të përballëm jo vetëm me ministrin Faton Peci, por më cilin do arbitër institucional lidhur më përgjegjësinë e ushtruar prej 02.04.2010 deri më rastin e pezullimit të përkohshëm më 26.10.2024, në pozitën time zyrtare Drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Ministri Peci paditet nga drejtori i Institutit Bujqësor, Fehmi Geci
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...