Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka bërë të ditur se në fshatin Shipashnicë të Poshtme të Kamenicës do të ndërtohet një digë për ujitjen e tokave bujqësore në vlerë 300 mijë euro.
Peci tha se me realizimin e këtij projekti prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm do të trefishohet.
“Bëhet fjalë për ndërtimin e digës në njërin prej lokaliteteve të Kamenicës në të cilën do të mundësohet futja në sistem të ujitjes e rreth 570 hektarëve me tokë bujqësore, e që në bazë të analizës që kemi bërë bashkë edhe me Komunën, del që prodhimtaria bujqësore prej vitit të ardhshëm, do të trefishohet në kuadër të kulturës bujqësore. Pra, me një investim kapital që është më i rëndësishmi që pas luftës në Kosovë, ne po mundësojmë futjen e 570 hektarë e të ri nën ujitje”, tha ndër tjera Peci.
Sipas Pecit, punimet për këtë digë do të nisin brenda pak javëve, pasi siç tha ai, procedurat tenderuese janë në fazën finale.
“Përmes kësaj dige do të kyçen në sistem të ujitjes 570 hektarë tokë bujqësore. Pas qasjes në ujitje të këtyre tokave në bazë të një analize pritet që prodhimtaria të trefishohet”, tha Peci.
Tutje, ai tha se ky investim kapital është më i rëndësishmi për sektorin e bujqësisë që nga paslufta./Arbresh.info/
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...