Google ADS

Peci në Podujevë, viziton fermerin që mbanë dele

11:59 | 10 Gusht 2024
A B

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka vizituar fermerin nga komuna e Podujevës, Enver Dërguti i cili mban 382 dele.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se Enveri është përfitues i granitit në vlerë prej 99,000 euro për ngritjen e kapaciteteve për prodhimin e qumështit.

“Shembuj si Enveri na tregojnë sesa e rëndësishme është mbështetja për fermerët tanë, duke i ndihmuar ata të zgjerojnë aktivitetin e tyre, të rrisin prodhimin dhe cilësinë e produkteve të tyre, për një aktivitet bujqësor të qëndrueshëm”, ka shkruar ministri Bujqësisë.

Enveri si fermer ka edhe 83 hektarë më tokë ku kultivon 44 ha grurë, 20 ha misër, 13 ha pasul, 3 ha patate dhe 3 ha qepë./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme