Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka qëndruar sot në Komunën e Junikut, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ruzhdi Shehu kanë shënuar Ditën e Gështenjës, kulturë bujqësore që simbolizon traditën dhe trashëgiminë e zonës së Dukagjinit.
“Gështenja ka qenë gjithmonë një mbështetje e qëndrueshme, sidomos në periudha krize, duke siguruar të ardhura për banorët e Junikut. Me 920 hektarë të ngritur me gështenjë, Juniku është sot qendra kryesore e prodhimit të saj në vend dhe një simbol ekonomik i rëndësishëm”, ka thënë Peci.
Siç thuhet në njoftim, ministri ka treguar se është angazhuar në vazhdimësi që ta mbështesë këtë sektor, me synimin që Juniku dhe Rrafshi i Dukagjinit të bëhen liderë në prodhimin dhe përpunimin e gështenjës.
“Gjatë mandatit tim, për herë të parë kemi përfshirë gështenjën në skemat mbështetëse të MBPZHR-së me subvencione dhe grante, për të fuqizuar këtë sektor”, tha Peci.
Gjatë shënimit të kësaj dite, Peci ka treguar se ky sektor po përballet me sfidën e kancerit të gështenjës, i cili po kërcënon prodhimin.
Për ta mbrojtur këtë pasuri, ai theksoi se po bashkëpunojnë me institute prestigjioze ndërkombëtare, si Instituti Federal i Zvicrës, dhe po forcojnë kapacitetet e Institutit Pyjor të Kosovës për të siguruar kontrollin biologjik të sëmundjes./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...