Google ADS

Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencione për bujqësin

09:40 | 27 Dhjetor 2024
E.K

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në konferencën përmbyllëse për medie, ka prezantuar të arriturat dhe sfidat me të cilat është përballur sektori i bujqësisë gjatë vitit 2024.

Ministri Peci theksoi se është punuar intensivisht për të sjellë ndryshime pozitive në këtë sektor. Ai vuri në dukje një sërë arritjesh, përfshirë progresin në fushën legjislative dhe mbështetjen financiare për bujqit.

Sipas tij, gjatë këtij viti janë ekzekutuar 89 milionë euro në formë grantesh dhe subvencionesh për bujqit kosovarë./rtk

Të ngjashme