Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se së fundmi i ka dërguar kërkesë ministrit të Ministrisë së Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ku përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit, për lirimin e një objekti ku sipas Pecit kundërligjshëm po vepron operatori ekonomik.
Kërkesa është për të asistuar në zbatimin e një vendimi gjyqësor për lirimin e një objekti që sipas Pecit po shfrytëzohet kundërligjshëm nga një operator ekonomik.
Peci thekson se Komuna e Prishtinës ka mungesë të vullnetit për të zbatuar vendimet gjyqësore për lirimin e hapësirave që janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë.
“Duke u përballur me mungesë të vazhdueshme të vullnetit për bashkëpunim dhe sabotim nga Komuna e Prishtinës që t’i zbatojë madje edhe aktgjykimet e formës së prerë të shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, për t’i liruar hapësirat ku po vepron operatori ekonomik në mënyrë të kundërligjshme, pronë e Ministrisë së Bujqësisë. Duke parë këtë mungesë vullneti sapo i dërgova kërkesë Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, që përmes kompetencave që ka kjo ministri, të asistojë në implementimin e aktgjykimit”, shkruan Peci në Facebook./Arbresh.info/
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...