Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në Forumin e parë të boronicës në Kosovë, në të cilën të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare nga USAID-i, GIZ-i gjerman, përfaqësues të institucioneve bankare e fermerë të shumtë, ku patën rastin të diskutojnë për progresin e deritanishëm të sektorit të frutave të imta e veçanërisht boronicës.
Peci, tha se boronica përfaqëson 16% të eksporteve të pemëve malore, të cilat në vitin 2022 kapën vlerën prej 8.3 milionë eurosh, i cili ishte i orientuar kryesisht për tregun evropian, ndërsa premtoi se ministria që ai drejton do të vazhdoj ta përkrahë këtë sektor.
“Ne e kemi rritur përkrahjen për kulturën e boronicës, ku përmes Programit për Pagesa Direkte – Subvencione mbështetja për fermerë këtë vit është rritur për 26% krahasuar me vitin 2021. Ministria është në proces të përgatitjes së Programit për Zhvillim Rural për vitin 2023, dhe si pjesë e programit është edhe kultivimi i pemëve manore, kjo pasi aktualisht janë 25 hektarë të reja me boronicë që po ngriten falë mbështetjes së Ministrisë përmes Programit për Zhvillim Rural 2022”, tha Ministri Peci duke potencuar se pemët malore në përgjithësi, por boronica në veçanti paraqet një prej 9 sektorëve me potencial të madh për zhvillimin e bujqësisë së Kosovës.
Pas konferencës, Ministri Peci vizitoi kultivuesin e boronicës nën serë, Muharrem Aliun i cili pret që nga java tjetër t’i plasoj në treg boronicat e para nga plantacioni i tij./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...