Peci: Mbi 2 milionë euro, vlera që po implementohet përmes granteve për fermerët e Vushtrrisë

11:35 | 1 Korrik 2023
K.B

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se2.6 milionë euro është vlera që po implementohet përmes granteve për fermerët e Komunës së Vushtrrisë.

Me anë të një postimi në Facebook,  Peci është shprehur se po vazhdojnë me përkushtimin në këtë fushë,.

“2.6 milionë euro është vlera që po implementohet përmes granteve vetëm për fermerët e Komunës së Vushtrrisë! 100,000.00€ është vlera që Faik Pronaj me dy djemtë e tij nga fshati Stanovc i Epërm i Komunës së Vushtrrisë ka përfituar nga Programi për Zhvillim Rural 2022 / Grante, për investime në makineri bujqësore. Përkushtim, zhvillim e jetësim”, thuhet në shkrimin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme