Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar sot veriun e vendit.
Me anë të një postimi në ‘Facebook’, Peci ka publikuar disa fotografi në një mal në veri të Kosovës.
Ai ka thënë se pas më shumë se 10 viteve stagnim, tani është në fuqi Ligji i Ri i Pyjeve.
“Në kuadër të aktiviteteve dhe përgjegjësive institucionale, së bashku me ministrin Xhelal Sfeçla, ishim sot në veriun e vendit. Pas më shumë se 10 viteve stagnim, tani kemi në fuqi Ligjin e Ri të Pyjeve”, ka shkruar ai.
Më tej, ai ka thënë se Ligji i ri i Pyjeve i bartë kompetencat e mbrojtjes së pyjeve nga niveli lokal në atë qendror.
“Me përgjegjësi të reja rritet niveli i përgjegjësisë për menaxhim të qëndrueshëm dhe shfrytëzim të pyjeve. Në komunat veriore do të rekrutojmë staf të ri të cilët do të kenë përgjegjësinë për mbrojtjen e pyjeve”, ka shkruar ndër të tjera ministri Peci./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...