Google ADS

Peci kujton Isa Boletinin: Në 108 vjetorin e rënies së tij, beteja për njohjen e plotë të shtetësisë akoma vazhdon

11:50 | 23 Janar 2024
E.G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kujtuar heroi Isa Boletinin në 108 vjetorin e rënies së tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Peci tha se rënia e Isa Boletinit me bashkëluftëtarë la boshllëk të madh në lëvizjen e rezistencës gjatë viteve të ndjeshme kur pritej konsolidimi i Shtetit Shqiptar, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, humbja e një figure historike ia theu njërin krah shqiptarisë.

“Rënia e Isa Boletinit me bashkëluftëtarë la boshllëk të madh në lëvizjen e rezistencës gjatë viteve të ndjeshme kur pritej konsolidimi i Shtetit Shqiptar. Humbja e një figure historike kaq kolosale e një luftëtari dhe prijësi të patrembur, ia theu njërin krah shqiptarisë. Mungesa e Gjeneralit të Gardës së Parë që siguroi Qeverinë e Ismail Qemalit, do të vonojë për shumë vite krijimin e një force mbrojtëse të armatosur. “, ka shkruar ai.

Më tej, ministri Peci tha se në 108 vjetorin e rënies së tij, beteja për konsolidimin dhe njohjen e plotë të shtetësisë akoma vazhdon.

“Me mesazhin se për atdhe dhe liri duhet dhënë edhe vetë jetën, Isa Boletini mbetet shembull frymëzues i brezave që vijnë. Trupi i tij sot në Boletin, qëndron fuqishëm si bedem mbrojtes i trojeve tona.”, shtoi Peci.

“Pema e lirisë e vaditur me gjakun e trimnisë është kujtimi amanet që na e la Baca Isë.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme