Peci: Kidnapimi është provokim i konfliktit të hapur ndaj Kosovës

17:30 | 14 Qershor 2023
Orgesa Haziri

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas kidnapimit të tre policëve kosovar.

Ai e ka cilësuar aktin si shkelje e sovranitetit dhe provokim i konflikti të hapur ndaj Kosovës nga ana e Serbisë.

“Kidnapimi i tre policeve nga Serbia është akt i rëndë i shkeljes së sovranitetit dhe provokim i konfliktit të hapur ndaj Kosovës. Ketë Serbia është duke e bërë me qëllim, pasi është duke e vërejtur se Kosova është duke shkuar pothuajse pashmangshëm drejte izolimit ndërkombëtar, dhe për ta shtyrë projektin e saj të ndarjes se Kosovës”, tha ai.


Peci shtoi se nëse nuk sanksionohet Serbia për këto veprime, atëherë potenciali i konfliktit të hapur mund të kthehet në një realitet të rëndë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme