Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Rugova me veprimtarinë e tij i dha vulën kahjes së proceseve politike dhe përtej saj, shkruan Arbresh.info.
Më tej, ai Peci tha se falë Rugovës, Kosova dhe shqiptarët, përcaktuan qartë orientimin drejt vlerave dhe botëkuptimit mbi shembujt e demokracive perëndimore.
“Ibrahim Rugova me veprimtarinë e tij në epokën më të rëndësishme shqiptare, i dha vulën kahjes së proceseve politike dhe përtej saj. Falë Rugovës, Kosova dhe shqiptarët, përcaktuan qartë orientimin drejt vlerave dhe botëkuptimit mbi shembujt e demokracive perëndimore.”, shkroi ai.
“Jemi shumë me fat që ai na priu ndër kohët kur u vendos për të ardhmen tonë. Nuk mund ta imagjinoj askush se si do të dukej një Kosovë sot e as nesër, nëse ai nuk do të ishte në ballë të kombit, atëherë kur na kanosej edhe asgjesimi biologjik në trojet tona.”, shtoi ai.
Ministri Peci u shpreh se presidenti Rugova është vetë Kosova dhe shpirti i saj.
“Por e dijmë se Kosova do të ishte shumë më mirë me të edhe pas vitit 2006. Nuk do të kishte hamendësi vlerash e as politika degraduese të cilat shënuan dekadën e fundit. Ibrahim Rugova është vet Kosova dhe shpirti i saj. Ai është busolla orientuese e jona drejt perëndimit!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?