Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka quajtur deklaratë shumë të ashpër karshi kryeministrit të vendit, Albin Kurti, atë të kryetarit të AAK-së , Ramush Haradinajt i cili e ka krahasuar Kurtin me Sllobodan Millosheviqin.
“Njëri nga liderët e partive politike, e ka krahasuar kryeministrin e vendit – veprimin e tij që po e ndërmerr karshi debatit që ka qenë rreth grevave, sikur një veprim që e ka bërë Sllobodan Millosheviqi ndaj Kosovës. Me e krahasu Kurtin me Millosheviqin, është tërësisht e papranueshme dhe e turpshme”, ka thënë ai.
Ndryshe para disa ditësh, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një debati televiziv i ka krahasuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe vendimit të qeverisë për ndaljen e pagave të grevistëve, me veprimet e Sllobodan Millosheviqit karshi shqiptarëve.
“Edhe Millosheviqi, kur i ka qitë prej punë në 90’të shqiptarët, nuk jemi shumë larg situatës, jemi duke shkuar kah logjika e njëjtë. Ndoshta nuk i ka qitë 90 mijë prej punës, por 20 mijë njerëzve ua ka ndalë rrogën, edhe Millosheviqi u thirrë në do ligje”, ka thënë Haradinaj./klan kosova
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë