Peci: Gjatë vitit të kaluar kemi ndarë 472 grande

17:42 | 6 Janar 2023
E.H

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në një konferencë për media së bashku me kryeministrin, Albin Kurti ka thënë se qeveria aktuale me qeveritë e kaluara “nuk mund të krahasohet në asnjë aspekt”.

Peci ka shtuar se brenda vitit të kaluar janë realizuar mbi 7 mijë vizita në terren derisa ka shtuar se vetë ai ka realizuar mbi 150 vizita në terren brenda vitit të kaluar.

Mes tjerash, ministri i Bujqësisë ka theksuar se kanë kanë aprovuar 472 grande gjatë vitit 2022.

“Ne fund të vitit ne kemi aprovuar dhe 472 grande dhe në periudhën e pranverës, une si ministër do t’i vizitojë dhe do t’i shoh nga afër se cila ëshë ecuria dhe mbarëvajtja e procesit të implementimit në projektin e grandeve”, ka shtuar Peci./arbresh.info

Të ngjashme