Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Peci tha se dhuna nuk është opsion e as zgjidhje, teksa e dënoi sulmin e sotëm ndaj Muhaxherit.
“Në Kosovën tonë, e cila është shembull i shkëlqyeshëm i një shoqërie demokratike, dhuna nuk duhet të pranohet e as nuk do të tolerohet”.
“Të papranueshme sikurse dhuna fizike, duhet të jetë edhe gjuha e urrejtjes, e cila po tenton të krijon shtrat e një ambient toksik publik”, tha Peci, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai tha se është detyrë e të gjithëve që të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi public konstruktiv e të pakontaminuar nga gjuha e mosdurimit, urrejtjes dhe dhunës./Arbresh.info/
Dy gola brenda dy minutave, Barcelona “shpërthen” në Bernabe...
Festa Qoqaj shkëlqen në dasmen e Dafina Zeqirit
Çeku: Jemi gati për ‘Eurovision’, e kemi dhënë provimin
“El Clasico” e zjarrtë në pjesën e parë, mungojnë vetëm gola...
Hezbollahu me urdhrin më të madh të evakuimit në Izrael që n...
Pamje brenda dasmës madhështore të Dafinës me Kreshnikun