Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, ka thënë se dikush po tenton të manipulojë faktet për të përfituar mbi 5 milionë euro.
Peci tha se sipërfaqja e të mbjellurave me grurë është 51 mijë e 282 hektarë e jo 40 mijë siç po paraqitet.
“E ritheksoj se në bazë të numrit të aplikuesve, sipërfaqet e mbjellura mbi 2 hektarë me grurë janë 51.282 hektarë”.
“Të gjithë ata që përmes deklaratave të tyre po vazhdojnë të shfrytëzojnë mediat duke pohuar të pavërtetat se në Kosovë ka vetëm 40 mijë hektarë të mbjellura me grurë; mesiguri një veprim të tillë e bëjnë pasi që veç i kanë paraqitur “faktet” dhe të dhënat paraprakisht në prokurori (ndryshe mendja e shëndoshë nuk e kupton, se dikush mund të konsumojë vepër penale në mënyrë të vetëdishme) sepse kushdo që ka informacione që pretendon se numri i sipërfaqeve është vetëm 40 mijë i bie rreth 11 e 282 hektarë më pak dhe se dikush po tenton të manipulojë, duke dashur që kundërligjshëm të përfitojë më shumë se 5 milionë euro apo saktësisht 5.347.668 euro të taksapaguesve tanë”- theksoi Peci.
I pari i MBZHR-së shtoi se nga java e ardhshme do të lansohet numri pa pagesë ku fermerët mund t’i paraqesin ankesat e tyre eventuale që ndodhin në terren.
“Nga java e ardhshme do të lansohet numri i telefonit pa pagesë ku të gjithë fermerët do të kenë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre. Përmes kësaj linje telefonike gjithashtu, të gjithë qytetarët do të kenë mundësi që t’i paraqesin ankesat apo parregullësitë eventuale që mund të ndodhin në teren”./arbresh.info/
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...