Peci dhe Cem Ozdemir mbajnë konferencë për media

11:54 | 4 Tetor 2023
K.B

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci bashkë me Ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir do të mbajnë konferencë për media.

Në njoftimin për media nga kjo Ministri, bëhet e ditur se konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë, me fillim nga ora 17:20.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret sot në takim ministrin e Ushqimit dhe Bujqësisë të Gjermanisë, Cem Ozdemir.

Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit bëhet e ditur se takimi nis nga 16:30./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme