Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci thotë trajtimi i Kosovës nga BE-ja si problem të pazgjidhur përmes formulave dubioze të “statusit neutral” dhe dialogut pa krye me Serbinë, nuk i jep asnjë të drejte Brukselit për të gjykuar marrëdhëniet bilaterale te Kosovës me Izraelin, i cili është edhe një nder aleatet me te afërt te SHBA-ve.
Peci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se njëra nga arsyet e vonesës së njohjes nga Izraeli, është edhe mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së, shkruan arbresh.info.
“Padyshim se njëra nga arsyet e njohjes se vonshme të Kosovës nga Izraeli ka të bëjë me mos-njohjen e vendit tonë nga pesë vendet e BE-së, të cilat me vetëdije të plotë e shndërruan atë në problem të pazgjidhur evropian. Trajtimi i Kosovës nga vet BE-ja si problem të pazgjidhur përmes formulave dubioze të “statusit neutral” dhe dialogut pa krye me Serbinë, nuk i jep asnjë të drejte Brukselit për të gjykuar marrëdhëniet bilaterale te Kosovës me Izraelin, i cili është edhe një nder aleatet me te afërt te SHBA-ve”, ka shkruar Peci.
Sipas tij, ata të cilët janë kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, duhet të ja bëjnë një pyetje vetes, duke marrë parasysh që këtë marrëveshje e përkrahë edhe administrata Biden.
“Ata te cilët po e vajtojnë pajtimin e Kosovës që të vendos Ambasadën e saj në Jerusalem, kishte me qenë mirë me ia shtruar një pyetje vetes, se a është më mira që na ka njohur Izraeli dhe të kemi ambasadën tonë në Jerusalem, apo të mos na kishte njohur fare, dhe aq më tepër që tani ketë e përkrahë edhe Administrata e Presidentit Biden”, ka shkruar ai.
Postimi i plot:
LEXO EDHE:
Reagon keq BE-ja, nuk i gëzohet hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem – Arbresh.info
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike