Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë homazhe për dëshmorët e kombit Murat e Enver Haliti.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kontributi i familjes Haliti ndër breza dhe i dy profesorëve dëshmorë do të mbetet në përjetësi si sakrifica më sublime për komb e atdhe, shkruan Arbresh.info.
“Ishin datat 22 dhe 23 Shtator të vitit 1998 kur në Gjimnazin “Frang Bardhi” të Mitrovicës u bë e ditur përfundimisht se Profesori i Historisë Murat Haliti dhe ai i Gjuhës Enver Haliti nuk do të shënojnë më orën e mësimit në ditar. Profesori Murat ishte edhe Komandant i Zonës.”, ka shkruar Peci.
“Mbaj mend si sot, isha gjimnazist, mbretëronte heshtje morti, trishtim e dhimbjeje, por edhe ndjenjë inspirimi për gjeneratat e reja. Dy profesorët Haliti ranë heroikisht për të hyrë në pavdekësi. Ata me jetën e tyre që ia falën Kosovës, shënuan agun e lirisë.”, shtoi ai.
“Sot në 26 vjetorin e rënies heroike të profesorëve dëshmorë, isha në nderime në Lubovec. Na priti me bujari prindi i Profesorit Murat, Muharrem Haliti. Në prag të 82 viteve ai mposht dhimbjen e vështirësitë e jetës duke u udhëhequr nga krenaria për kontributin e dhënë brez pas brezi. Bashkë me djalin e Muratit, Shkëlzenin ishin të pranishëm edhe vëllai i dëshmorit Ekremi, vëllai i Profesor Enverit, Haxhiu, si dhe familjarë të tjerë.”, tha mes të tjerash ministri Peci./Arbresh.info/
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj