Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka përmbledhur arritjet e dikasterit që ai drejton gjatë vitit 2023.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se viti 2023 është viti rekord i mbështetjes financiare, rekord i numrit të përfituesve si dhe rekord i sipërfaqeve me të mbjella, përcjell Arbresh.info.
“85,468,659.63 euro subvencione dhe grante, 31,024 përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione, mbi 61 milionë euro, 491 projekte të miratuara në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante, mbi 24 milionë, 97% realizueshmëria e buxhetit”, ka shkruar Peci.
Lexo postimin e plotë:
Viti 2023 është viti rekord i mbështetjes financiare, rekord i numrit të përfituesve, rekord i sipërfaqeve me të mbjella!
85,468,659.63 euro subvencione dhe grante
31,024 përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione, mbi 61 milionë euro!491 projekte të miratuara në kuadër të Programit për Zhvillim Rural / Grante, mbi 24 milionë!
97% realizueshmëria e buxhetit!
26,4 milionë nga partneritetet ndërkombëtare, përfshirë këtu investime ne agroturizëm, ekoturizëm dhe turizëm malor, investime në sistem të ujitjes dhe kreditim të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë me standard IPARD.
63% rritja e siperfaqeve me të mbjella.
Monitorim rigoroz i të mbjellave; në 7 komuna, kontrolli 100%.
100 mijë hektarë me drithëra, 66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër.
35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera.
29% rritja e eksportit të produkteve bujqesore.
142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.
Avancim i legjislacionit; ka hyrë në fuqi Ligji për Pyje dhe Ligji për Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Gjenden në lexim të dytë Projektligji për verërat dhe Projektligji për Organizimin e Tregut të Produkteve Bujqësore;
Programi pesëvjeçar për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027!
Është aprovuar Plani i Veprimit për Bujqësi Organike të Republikës së Kosovës (NOAP) 2023–2026 – 12.04.2023;
Është aprovuar Plani Strategjik i Sistemit Këshillues të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2023-2027;
Është hartuar dhe aprovuar Raporti vjetor i monitorimit te Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022-2028;
Është hartuar dhe aprovuar Raporti vjetor i monitorimit te Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë 2022-2030;
Me përkrahjen e GIZ-it, është përfunduar Pilot Projekti për Invetarizimin e Peshkut në Lumin Drini i Bardhe;
Kam nënshkruar 11 akte nënligjore të cilat rregullojnë në detaje cështjet si kërkesat teknike që lidhen me materialin fidanor, kafshët shoqëruese, ekzaminimit të varietetit, për cilësinë e mjaltit, për kompenzimin e kafshëve të asgjësuara nga sëmundjet infektive, për shfrytëzimin e produkteve pyjore jo drunore, zbatimin e rregullave shëndetsore për nënprodukte shtazore dhe produkte të derivuara që nuk janë të destinuara për konsum nga njeriu.
357,025 fidane në një sipërfaqe prej 142.8 hektarë, kurse për 51% ka rënë numri i prerjeve ilegale.
127 vizita tek fermerët apo cdo e treta dite ne teren.
AUV-ja është trupa e vetme inspektuese në Republikën e Kosovës e cila ka digjitalizuar metodën e inspektimeve. Përvec efikasitetit, kjo rrit edhe transparencën duke i organizuar shërbimet e inspektoratit me drejtoritë brenda AUV-së.
Ka përfunduar me sukses plani ideor për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë së
Pyjeve të Kosovës dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke mbushur edhe kushtin e nevojshëm për akreditim të AZHB-së e që është objekti në pronë të shtetit.
Kemi identifikuar asetet shtetërore në pronësi të MBPZHR-së, si dhe kemi denoncuar tek organet e rendit dhe drejtësisë uzurpimet dhe ndërtimet pa-leje po në prona të Ministrisë./Arbresh.info
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...