Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka njoftuar se sot po përgatiten 200 ton speca somborkë prodhim vendor për eksport në Suedi.
Përmes një postimi në Facebook, Peci ka publikuar pamje nga përgatitja për eksport.
Ai ka thënë se prodhimet vendore përfaqësojnë cilësinë në raftet e dyqaneve në mbarë Bashkimin Evropian.
Ministri ka njoftuar se Mehdi Bresilla nga fshati Llugaxhi i Komunës së Lipjanit, po nisë dërgesën e parë në drejtim të Suedisë.
“Përvec specave 8.5ha dhe lakrës 1 ha, ai kultivon edhe: 5,2 hektarë me mollë, 9,3 hektarë me grurë, 8,7 hektarë me misër, dhe 2,2 hektarë me dredhëz (e tëra e dedikuar për eksport). Ai punëson 7 punëtorë të rregullt dhe reth 40 punëtorë sezonal duke i kontribuar zhvillimit ekonomik të vendit dhe forcimit të ekonomive familjare në rrethin ku jeton. Nga toka e Kosovës në sofër të Evropës”, ka shkrur Peci. /arbresh.info/
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...