I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach ka vijuar me vizita derisa po qëndron në Beograd.
Këtë të shtunë ai ka zhvilluar takim me shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave serbe, Milan Mojsiloviq. Sipas një njoftimi, ata kanë shkëmbyer opinione mbi situatën aktuale rajonale dhe botërore, derisa fokusi ka qenë tek marrëdhënia me Kosovën.
Mojsiloviq ka thënë se forcat e tyre ushtarake grumbullohen sipas marrëveshjes teknike-ushtarake që ka shtuar se është në përputhje me Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“KFOR-in e njohim si garantuesin e vetëm të sigurisë dhe popullatës serbe, si dhe trashëgimisë tonë kombëtare, kulturor, historike dhe fetare”, ka thënë ai.
Peach një ditë më parë ka takuar edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq.
Teksa sot Reuters ka raportuar se trupat britanike janë vendosur në kufi me Serbinë dhe se po kujdesen për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe që të sigurohen se nuk futet më armatim apo grupe të armatosura.
Sipas agjencisë Reuters, trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin me Kosovës dhe Serbisë në ndërrime 18 orëshe.
Lexo edhe:
Reuters: Trupat britanike patrullojnë kufirin Kosovë-Serbi pasi tensionet mbeten të larta
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...