Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën në të cilën e ka dënuar sulmi i 24 shtatorit, dhe ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i heqë masat ndaj Kosovës e të vendos masa ndaj Serbisë nëse vërtetohen lidhjet e këtij shteti me sulmin në fjalë. Nga Brukseli kërkohet ndryshimi i qasjes në dialog.
Sulmin në Banjskë euro-deputetët e kanë cilësuar si sulm qyqar të tmerrshëm terrorist nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë.
Nëpërmjet të kësaj Rezolute i bëhet ftesë institucioneve evropiane që të ndërmarrin masa restriktive ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.
Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu vendosjen e sanksioneve edhe ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar.
Në këtë kontekst, bëhet ftesë që të ndiqet shembulli i Amerikës dhe të sanksionohet Millan Radojiçiq. Përmendet se në Serbi është mbajtur ditë zie kombëtare për viktimat ndërsa shprehet keqardhje e thellë që tre terroristët e vdekur u portretizuan si heronj që luftuan për kauzën e serbëve, gjë që si pasojë, thuhet në tekst, po rrit fuqishëm tensionet politike në rajon.
Bashkimit Evropian i bëhet thirrje që të mbështete hetimet për këtë rast, dhe nënvizohet rëndësia që kryesit e këtyre sulmeve të mbahen përgjegjës dhe të përballen me drejtësinë.
Ftohen autoritetet e Kosovës që të paraqesin të gjitha dëshmitë lidhur me incidentin, ndërsa Serbisë i kërkohet që të bashkëpunojë plotësisht me hetimet dhe të sjellë para drejtësisë personat përgjegjës që ndodhen në Serbi, përfshirë edhe ekstradimin e tyre në Kosovë./rtk
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe