Institucionet evropiane kërkojnë që Serbia t’i hetojë në mënyrë transparente të gjitha ankesat për parregullsi gjatë zgjedhjeve në këtë vend.
Një debat lidhur me zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi është mbajtur të mërkurën në mbrëmje në seancë plenare të parlamentit evropian.
Aty foli edhe komisari Dider Reynders i cili në debat përfaqësoi Komisionin Evropian. Ai kërkoi shqyrtimin e parregullsive edhe në zgjedhjet lokale si në Beograd, ashtu edhe në komunat tjera.
Të rreptë në cilësime ishin deputet gjatë debatit duke porositur se zgjedhjet ishin të manipuluara. Eurodeputetja Viola von Cramon tha se ka përvojë 20 vjeçare ne monitorimin e zgjedhjeve dhe asnjëherë nuk ka parë diç të tillë.
“Le të jemi të qartë. Këto zgjedhje janë të manipuluara. Janë të vjedhura. Opozita e Bashkuar mund të kishte fituar në Beograd nëse mijëra votues nuk do të silleshin, nuk do të ri regjistroheshin apo nuk do t’iu bëhej presioni për të votuar”, porositi von Cramon.
Shefi i misionit vëzhgues për zgjedhjet e Serbisë, Klemen Groshel gjithashtu ka përsëritur se janë konfirmuar parregullsitë në procesin zgjedhor, të cilat, sipas tij, dëshmojnë se vendi ka problem serioz në përmbushjen e standardeve themelore demokratike dhe në zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Debati për Serbinë është futur në rendin e ditës të seancës plenare të Parlamentit Evropian pasi një grup partish politike kanë bërë kërkesë për mbajtjen e një debati të jashtëzakonshëm. Paraprakisht partia më e madhe në Parlament, popullistës evropian kishin penguar që pika të përfshihet ne agjendë me procedurë te rregullt. Partia përparimtare Serbe e presidentit Aleksandër Vuçiq është anëtar i partive populliste evropian.
Debati u zhvillua në dritë të parregullsive të konfirmuara gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Opozita në Serbi nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve duke insistuar se partia në pushtet ka bërë vjedhje elektorale.
Parlamenti Evropian sërish do i kthehet kësaj teme në muajin shkurt kur pritet të miratuar edhe rezoluta lidhur me zgjedhjet e dhjetorit në Serbi./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...