Partia Demokratike e Kosovës, e konsideron të papranueshme sjelljen e qeverisë së shkarkuar Kurti karshi situatës së fundit në veri të vendit.
Përmes një komunikate PDK,thotë se ditë pas dite, qeveria vetëm sa po largohet nga kontrolli efektiv i asaj pjese dhe dëshmi më e qartë janë respektimi i vendimeve të Beogradit dhe jo qeverisë në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
“Vendimi për ndalimin e qarkullimit për 48 orë në veri të vendit nga Qeveria e Serbisë është dëshmia më e fortë e asaj që PDK e ka ngritur qysh në fillim se Kryeministri shkarkuar Kurti është dorëzuar përballë situatës në veri dhe nuk ka asnjë kontroll. Sjelljet e fundit të Serbisë vijnë disa ditë pasi Qeveria gënjeu se është ajo që e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komunat veriore. Po ashtu, zëvendëskryeministri Abazi e shpalli të ndarë atë pjesë”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
PDK konsideron se zmbrapsjen e Kurtit në veri Beogradi po e shfrytëzon për ta forcuar edhe më tej kontrollin duke e përshkallëzuar situatën.
“Javën e kaluar duke thënë se nuk “donte t’iu binte tupanave” u përpoq ta maskojë vendimin e karantinimit të dy komunave të veriut sikur kinse ishte marrë prej qeverisë e jo prej strukturave paralele serbe. Mirëpo zmbrapsjen dhe aprovimin e Kurtit, Beogradi po e shfrytëzon për ta forcuar edhe më tej kontrollin duke e përshkallëzuar situatën me vendimin për ndalim të plotë të qarkullimit, për dy ditët e ardhshme. Për PDK-në, qeveria nuk duhet të hesht përballë kësaj gjendje të re dhe urgjentisht të ftoj të gjitha institucionet e rëndësishme politike e të sigurisë për të analizuar secilën sjellje të Serbisë e cila duke u arsyetuar për pandeminë po fiton terren strategjik ndaj Kosovës”, thuhet më tutje.
Sipas Partisë Demokratike të Kosovës, Qeveria në detyrë duhet të mos abuzojë me pandeminë për të mbuluar lëshime ndaj Beogradit dhe duhet sa më parë të bëj transparente çfarë do marrëveshje apo bashkëpunimi është duke bërë me strukturat paralele serbe.
“Çështja e veriut të Kosovës është interes nacional i joni dhe nuk është detyrë apo përgjegjësi ekskluzive e asnjë partie politike apo lideri në Kosovë. Prandaj, PDK kërkon vëmendjen e të gjithëve në Kosovë e veçmas përgjegjësinë e qeverisë së shkarkuar. PDK do të angazhohet me tërë kapacitetin e saj politik e institucional për ta ndalë degradimin e mëtejshëm të kësaj qeverie në ikje që po shkon në dëm të shtetit dhe, në veçanti, të pjesës veriore të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të komunikatës./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...