Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka kujtuar Ilir Konushevcin dhe dr. Hazir Malajn, në 26-vjetorin e rënies së tyre.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, PDK thotë se vrasja e Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt ishte humbje e madhe për UÇK-në, shkruan Arbresh.info.
“Para 26 viteve u vra pabesisht njëri ndër veprimtarët më të dëvotshëm të lëvizjes për çlirim, pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci. Vrasja e Ilirit, bashkë me Hazir Malajn, ishte humbje e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse ishte në vrullin më të madh të kontributit për forcimin logjistik dhe organizativ të strukturave të saj. Qoftë i përjetshëm kujtimi për emrin dhe veprën e tij!”./Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...