PDK uron vitin e ri 2021

15:35 | 31 Dhjetor 2020
V. S.

Me rastin e fundvitit dhe fillimin e Vitit të Ri 2021, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Dega në Prizren, Shaqir Totaj, në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të strukturave të saj, i  ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duke i’u dëshiruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.

Në këto çaste gëzimi, ne presim Vitin e Ri 2021, me krenari dhe mirënjohje më të thellë për njëri tjetrin, për përpjekjet dhe përkushtimet për arritjet tona. Urojmë me dëshirë që Viti i Ri 2021, të jetë më i suksesshëm se viti që po e lëmë pas, thuhet në urim.

Viti i Ri 2021, le të jetë vit i angazhimeve të përbashkëta politike, me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Le të jetë ky Vit i Ri, një vit i bekuar që sjell shëndet, begati, paqe dhe dashuri në jetën tuaj dhe të familjeve tuaja.

Urime dhe Gëzuar Viti i Ri 2021!, thuhet në urimi./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme