Google ADS

PDK: Urime mik i madh i Kosovës, Joe Biden

18:30 | 7 Nëntor 2020
Arbresh.info

Ushtrues detyre i Kryetarit te PDK-se, Enver Hoxhaj, ka uruar Joe Biden, pasi u zgjodh president i SHBA-se.

Hoxhaj, ka shkruar se Joe Biden është mik i madh i Kosovës dhe mbështetës i shkëlqyeshëm në pavarësinë e vendit.

Hoxhaj, ka thënë se kjo është fitore e vlerave euro-atlantike, lirisë dhe demokracisë.

“Urime Presidenti i 46-të i SHBA-së, Joe Biden!

Presidenti i zgjedhur Biden ka qenë dhe mbetet një mik i madh dhe mbështetës i shkëlqyeshëm i Kosovës së lirë e të pavarur dhe i popullit të saj.

Kjo është një fitore e vlerave Euro-Atlantike, lirisë dhe demokracisë, që janë shtyllat e Kushtetutës dhe aleancës sonë me SHBA-në”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme