Përkurndër vërejtjeve të Bashkimit Evropian (BE), Avokati i Popullit konstaton se vendimi për shkarkim e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga ana e Presidentes së vendit përcaktohet me ligj.
Për këtë, Avokati i Popullit ka refuzuar kërkesën e ish-kryetares së KZQ-së Valdete Daka,shkruan arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Daka sonte në një eminison televiziv.
Ishte Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ajo e cila, menjëherë pas shkakrkimit të Daakës nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani kishte nisur mbledhjen e nënshkrimeve për dërgimin e kësaj cështje në Gjykatën Kushtetuese.
Por, tash pas refuzimizimit të Avokati i Popullit, PDK nuk ende nuk ka vendosur nëse do t’a dërgojë këtë cështje në Kushtetuese.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për arbresh.info tha se ende nuk ka kanë një qëndrim rreth kësaj cështje.
“Tash s’mund të deklarohem për këtë punë. Por flasim në dy ditët në vazhdim”, u shpreh shkrut Tahiri.
Ndryshe, ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka me 27 tetor i ishte drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në krye të KQZ-së pas shkarkimit të Dakës, ishte emëruar gjyqtari Kreshnik Radoiqi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Valdete Daka: Avokati i Popullit ka marrë anën e atyre që janë më të fortë
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi