Në Firence të Italisë, sot është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ku kryetar u zgjodh Leutrim Sejdiu.
Këtë kuvend zgjedhor e përcollën nga afër nënkryetarja Vlora Çitaku, kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së nē mërgatë, njëherit deputeti Elmi Reçica, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, deputetja Blerta Deliu – Kodra, kryetari i degës së PDK-së në Itali, Patriot Krasniqi, si dhe anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Sadri Shala, përcjell Arbresh.info.
Reçica, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë veprimtarët për angazhimin e palodhur në mbajtjen e këtij kuvendi.
“Suksese kryetarit të ri Leutrim Sejdiut, në arritjen e objektivave dhe qëllimeve tona të përbashkëta, në interes të shtetit të Kosovës dhe Mërgatës sonë. Nënkryetar u zgjodh Burim Gashi dhe Sekretare e Përgjithshme, Kosovare Zeqiri”, ka shkruar Reçica./Arbresh.info/
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë