PDK tha që ia rrahën aktivistin në Ferizaj, reagon Vetëvendosje

19:20 | 29 Tetor 2019
L G

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar, pasi PDK’ja në Ferizaj tha se aktivistë të Vetëvendosjes e kanë rrahur një aktivist të sajin. LVV, përmes një komunikate, thotë se nuk e kanë sulmuar askënd dhe se ato të PDK’së janë akuza të rrejshme.

Anëtari i PDK’së, Jakup Sabedini, ka thënë se është sulmuar fizikisht, e PDK në Ferizaj për këtë rrahje e ka akuzuar LVV’në.

Partia e Albin Kurtit shpreh keqardhje ndaj asaj që i ka ndodhurSa bedinit dhe kërkon nga organet e drejtësisë të zbardhet rasti.

Mirëpo LVV përmend se ky rast ka ndodhur para tre ditëve, ndërsa reagimin e vonshëm të PDK’së e sheh si tentativë pëe të nxitur opinionin  publik./arbresh.info

https://www.facebook.com/vetevendosjeferizaj/photos/a.1778008545799269/2383320741934710/?type=3&theater

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme