Pas rrëzimit me 82 vota në Kuvend, Qeveria në ikje e Republikës së Kosovës, prezantoi një pako të vonuar e të mangët, të masave emergjente për të trajtuar problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Këto masa, edhe pse të nevojshme, në këto rrethana kanë ardhur shumë vonë. Ne jemi në javën e tretë tani më të shfaqjes së pandemisë së virusit COVID-19 në Kosovë dhe këta hapa do të duhej të ndërrmerresinë shumë më herët, për të minimizuar dëmet e pandemisë ndaj ekonomisë së Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës disa herë ka ngritur alarmin për kërcënimin që i vjen ekonomisë sonë prej pandemisë. Në vazhdën e propozimeve konkrete që kemi bërë si PDK për qeverinë, kemi thënë se është e domosdoshme që nga buxheti i shtetit menjëherë të lansohet Fondi i Posaçëm për Emergjencën, që do të mundësojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të domosdoshme për sanimin e dëmeve ekonomike, përmes miratimit të një Pakoje Financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, në vlerë prej së paku 300 milionë euro. Dhe për këtë kemi ofruar edhe modelimet e sakta financiare dhe veprimet që duhet te ndërmirren menjëherë.
Por, qeveria nuk i mori parasysh propozimet tona dhe dje publikoi disa masa të tjera, të cilat nuk do të mund të adresojnë në nivelin e duhur dhe të nevojshëm krizën ekonomike.
Ne konsiderojmë se masat e pakos së propozuar nga qeveria në ikje nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë ballë përmasave të pandemisë. Po ashtu, nuk jemi të sigurt se qeveria do të zbatojë edhe ato masa të mangëta që ka propozuar.
Në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën, që dje, Kryeministri në detyrë do të duhej të thirrte seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të bërë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2020. Nuk ka asnjë rrugë tjetër ligjore për të ndarë dhjetëra miliona euro për shpenzime që nuk janë të parapara në ligjin aktual. Për të realizuar pagesat e propozuara, rishikimi i buxhetit është i pashmangshëm dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë.
Në kohën kur Qeveria ka humbur shumicën parlamentare, ky rishikim mund të ndodhë vetëm në koordinim me të gjitha partitë parlamentare. Përkundër që buxheti i vitit 2020 u miratua në mënyrë klandestine, prapa shpinës së deputetëve të opozitës, si PDK shprehim gatishmërinë tonë që në çdo kohë të marrim pjesë në seancë për të mundësuar miratimin e masave që lehtësojnë situatën shumë të vështirë ekonomike, veçanërisht të bizneseve dhe të punëtorëve të sektorit privat.
Tash jemi në fund te muajit mars dhe punëtorët e sektorit privat me të drejtë presin t’i marrin pagat e tyre, njëjtë si punëtorët e sektorit publik. Është përgjegjësi prioritare e qeverisë në detyrë që pasigurinë e qytetarëve për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, të mos ua rëndojë duke u shkaktuar edhe pasiguri ekonomike dhe financiare.
Kujtojmë këtu se në një situatë kur ekonomia e vendit po shkonte drejt kolapsit, kur mijëra biznese rrezikonin falimentimin, kur dhjetëra mijëra qytetarë që nuk mund të shkonin në punë po ngeleshin pa të ardhura për familjet e tyre, ministrja e ekonomisë e kësaj qeverie, znj. Hajdari, deklaronte publikisht se qeveria nuk ndjente përgjegjësi për situatën, pasi që sipas saj, “nuk e ka sjellë kjo qeveri koronavirusin”.
Duhet theksuar, po ashtu, se miratimi i buxhetit ndodhi në kohën kur tashmë ishte shpallur në nivel global pandemia e koronavisrusit. Dhe arsyetimi i qeverisë ishte se buxheti duhej kaluar pa procedura të rregullta ligjore, për t’u përballur me sfidat e pandemisë në Kosovë. Por, ky ishte një arsyetim i rrejshëm që dëshmohet me faktin se asnjë ndarje buxhetore dhe asnjë fond nuk ishte paraparë për nevojat emergjente për të përballur krizën ekonomike dhe financiare të bizneseve dhe qytetarëve. Rrjedhimisht, edhe masat e propozuara së voni, duhet të bëhen pjesë e Ligjit të Buxhetit, vetëm përmes rishikimit të tij në Kuvend. Përndryshe, ato masa do të mbesin vetëm në letër dhe vetëm si një mashtrim i radhës i kësaj qeverie në ikje.
Prandaj, duke dëgjuar edhe shqetësimet e odave ekonomike dhe përfaqësuesve të punëtorëve të sektorit privat, ne kemi propozuar masa konkrete që janë në përputhje me kërkesat dhe mundësitë reale për të mbështetur sektorin privat dhe ekonominë e vendit.
Ndër masat që kemi propozuar dhe që duhet të ndërmirren si pjesë e Pakos Financiare janë:
Pavarësisht papërgjegjshmërisë së treguar deri tani nga kjo qeveri në ikje, dhe pavarësisht vonesës në ndërmarrjen e masave për ta mbështetur ekonominë e vendit, si dhe duke parë kërcënimin e rëndë të pandemisë, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për koordinim me qeverinë në detyrë për të marrë masat e duhura emergjente për të evituar kolapsin ekonomik.
Vonesat e ndodhura në marrjen e masave parandaluese për shpërndarjen e virusit në vend, nuk duhet të përcillen edhe me vonesa në marrjen e vendimeve ligjore për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve tanë dhe të bizneseve kosovare, që janë shtylla të ekonomisë sonë. PDK do të jetë mbështetëse për marrjen e masave të sipërcekura dhe për çfarëdo masa që janë në dobi të qytetarëve të vendit dhe jemi të gatshëm që të mbështesim në Kuvendin e Kosovës rishikimin e Ligjit të Buxhetit menjëherë, ashtu që Pakoja Financiare të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe me masa efikase që ndihmojnë rimëkëmbjen e ekonomisë sonë.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/232909744568708/
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri