Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar se taksa duhet të largohet.
Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se nuk duhet të mos vendoset as reciprociteti, shkruan arbresh.info.
Hoxhaj ka shkruar se Kosovës i duhet ‘mençuri dhe vendosmëri për ta ngritë lartë flamurin në OKB, NATO dhe BE’.
Më poshtë mund të gjeni të plotë statusin.
“Për tarifën
Interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së. Qëllimi ynë është përmbyllja e shtetndërtimit!
Si anëtar i qeverisë që kam propozuar tarifën, sot mendoj që ajo duhet të largohet dhe të mos vendoset as reciprociteti! Tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim! Qëllimi ynë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja ndërkombëtare! Tarifa ka qenë goditja jonë ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së sovranitetit tonë!
Çdoherë i kam besuar Amerikës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje marrëdhënien e veçantë me partnerin më strategjik tonë dhe aleancën më të shenjtë! Hiqeni taksën dhe mos e vendosni reciprocitetin. Kërkesat dhe qëllimet tona përmbushen me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë e evropianë. Na duhet mençuri dhe vendosmëri për ta ngritë lartë flamurin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE!”, ka shkruar ai.
Kujtojmë që pak minuta më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se taksa doganorë 100% ndaj Serbisë do të hiqet më 1 prill.
Ai gjithashtu ka kërkuar që BE të heq vizat në fillim të majit.
E për këtë ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në kohën e të cilit edhe ishte vendosur kjo tarifë.
Ai e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe ka thënë se ky vendim është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë./arbresh.info/
Më 15 mars hiqet tarifa pjesërisht, e plotë nga 1 prilli, vlen për 90 ditë
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...