Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti, pritet të jenë interesante. Kjo për faktin që zgjedhjet e fundit parlamentare ndryshuan hartën e partive politike nëpër disa prej komunave të Kosovës.
Tash kur na ndajnë nga zgjedhjet lokale edhe tre muaj, partitë kanë filluar të mendojnë për kandidatët për kryetar komunash.
Në komunën e Rahovecit PDK-ja po synon ta vazhdoj qeverisjen edhe për katër vite të tjera me kryetarin aktual, Idriz Vehapi.
Këshilli Drejtues i PDK-së, dega në Rahovec vendosi sot që kandidat për kryetar të komunës për zgjedhje Lokale Idriz Vehapi, njoftoi dega e kësaj partie përmes faqes në ‘Facebook’.
“Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Rahovec, në mbledhjen e mbajtur sot në prani të gjithë kryetarëve të nëndegëve ka shqyrtuar platformën e PDK-së dhe në mënyrë unanime është vendosur që kandidat për kryetar të komunës për zgjedhjet lokale të vitit 2017 të jetë z. Idriz Vehapi. Poashtu në këtë mbledhje janë zgjedh strukturat udhëheqëse të shtabit të PDK-së.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndërsa, këtë e konfirmoi edhe vetë z. Idriz Vehapi në një bisedë për Gazetën Observer, duke thënë se këshilli drejtues I Degës së PDK-së sot ka marr vendim unanim për të kandidaturën e tij , ndërsa kjo kjo mbetet që të miratohet edhe nga kryesia qendrore e PDK-së.
“Unë e kam pranuar propozimin për ri kandidim, ndërsa për këtë përfundimisht vendosë partia dhe kryetari I PDK-së. Ne jemi në garë dhe do të hyjmë në zgjedhje, pastaj rezultati tregon, por sigurisht që presim fitore”, deklaroi kryetari aktual i Rahovecit, Idriz Vehapi.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...