PDK: Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë

16:39 | 12 Gusht 2017
Arbresh.info

Dega e PDK-së në Prishtinë ka akuzuar sot kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtorët e administratës së tij për pamundësim të lëvizjes së lirë në trotuaret e kryeqytetit.

Ajo përmes një postimi në Facebook parkimin e veturave të komunës në trotuaret e rrugëve e ka quajtur vandalizëm të vetë kreut të komunës dhe siç thuhet dostave të tij.

Postimi i plotë:

Edhe ai pak trotuar që mund të shfrytëzohet nga këmbësorët në Prishtinë, po bllokohet dhe keqpërdoret nga vetë Shpendi dhe drejtorët e administratës së tij, duke pamundësuar lëvizjen e lirë nëpër trotuare. Shpend, ky është vandalizmi yt i vërtetë. I yti dhe i dostave tuaj. Me rëndësi ju t’i parkoni veturat, s’keni nevojë të mërziteni për bllokimin e trotuareve se qytetarët gjinden disi. Plus ditë vikendi sot. Ky është keqpërdorim klasik i veturave dhe i trotuareve. Turp!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme