Përmes një deklarate lëshuar për media, Partia Demokratike e Kosovës falënderon secilin qytetar që besoi në vizionin, platformën dhe kandidatët e saj për Kryetarë të Komunave dhe këshilltarëve të kuvendeve komunale në zgjedhjet e fundit lokale që u zhvilluan në Republikën e Kosovës.
Por, ky subjekt politik ka njoftuar se qysh tani nisin përgatitjet për zgjedhje të brendshme partiake në të gjitha degët, nëndegët dhe seksionet.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli, në përputhje me vendimin që është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues, më 29 korrik 2017, dhe në përputhje me Statutin e PDK-së, nga sot shpall zgjedhjet e brendshme partiake.
Partia Demokratike e Kosovës fton të gjitha strukturat e veta, nëpër degë, nëndegë dhe seksione, të fillojnë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të brendshme”, thuhet në deklaratë.
PDK thekson se mbetet lidere në shumë ndryshime, në sjelljen e figurave të reja në skenën politike, njerëz profesionistë, si dhe për hapësirën që u ka dhënë grave e të rinjve dhe do të vazhdoj edhe më fuqishëm në Konventën e ardhshme zgjedhore.
Në deklaratë po ashtu thuhet se Partia Demokratike e Kosovës pret numërimin e secilës votë, për ta çuar në vend vullnetin e plotë të qytetarëve, pasi që ende janë të panumëruara edhe mijëra vota me kusht nëpër disa komuna.
“Për këtë, ftojmë të gjitha institucionet përgjegjëse, si dhe partitë politike, që të kontribuojnë për një përfundim demokratik të këtij procesi zgjedhor – në të cilin u dëshmua demokraci e lartë e kulturë evropiane”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...