PDK-së i mbesin 22 vota për Demarkacionin, një deputete duket se po udhëton jashtë vendit

20:29 | 21 Shkurt 2018
Arbresh.info

Nesër do të mbahet seanca e jashtzakonëshme për të miratuar marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit. Kështu u tha sot pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Pas kësaj mbledhje shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi tha se PDK do ta votojë unanimisht këtë marrëveshjen dhe se 23 deputetët e PDK-së do të votojnë PRO.

Mirëpo duket se do të jetë një votë më pak pasi që deputetja nga radhët e kësaj partie, Ganimete Musliu po udhëton për diku, shkruan Arbresh.info.

Në një status në rrjetin social facebook Musliu ka etiketuar Aeroportin e Prishtinës si vendodhjen e tanishme. E ajo që ka bërë përshtypje është një koment i njërit nga ndjekësit e saj ku i ka thënë ‘Gane mos u largo se duhen vota per demarkacion?’.

Se a do të mungoj Musliu nesër në seancë ende nuk dihet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme