Në PDK kanë aderuar dy asamblistë të AAK-së në komunën e Vushtrrisë.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook.
Asamblistët që i janë bashkuar PDK-së janë Tetura Shartari e Basri Menxhiqi.
Postimi i plotë:
Lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një nismë imja dhe e PDK-së, por domosdoshmëri e kohës dhe interes i gjithë qytetarëve. Prandaj u jam mirënjohës të gjithë atyre, që edhe pse më parë kanë përkrahur parti të tjera, tash i janë bashkuar kësaj lufte. Vetëm duke mposhtur korrupsionin dhe nepotizmin do të mund të ndërtojmë një të ardhme të lumtur për rininë në Kosovë.
Mirëseardhje në partinë tonë sot i urova Teuta Aruçi-Shartarit dhe Basri Menxhiqit, asamblistë të AAK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, Xhavid Mahollit, ish-kryetar i PD-së në Lipjan, si dhe Sadik Sallaukës, Urim Krasniqit dhe Asllan Shalës, anëtarë të kryesisë dhe themelues të Nismës në Prizren.
Së bashku do ia dalim ta çojmë PDK-në drejt fitores, sepse kur fiton PDK-ja fiton Kosova! Shpërndajeni këtë postim për të nxitur të tjerë që të na bashkohen!
“Kodi civil ka mbetur dëmi më i vogël”, Rrahmani: Ligji për ...
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkulo...
Ish-burri i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh futet në shtëpin...
Sa shumë fitojnë yjet e “Friends” nga seriali: Miliona çdo v...
Njerëzit sapo e kanë kuptuar se e kanë shqiptuar emrin Merce...
Korenica i bën thirrje Kurtit: S’bën me u mshef, le të lyp v...