“Rezultati zgjedhor për Prizrenin është shumë i ngushtë dhe si i tillë është në favor të PDK-së. Prandaj, këto rezultate preliminare do të finalizohen pas disa ditësh kur të numërohen edhe mbi 1500 vota me kusht, të cilat PDK beson se mbi 70% prej tyre janë të demokratëve të saj”.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga PDK dega në Prizren.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren dhe kandidati për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj, ndër të tjerash falënderojnë të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe kulturën e treguar në procesin zgjedhor.
“PDK i falënderon të gjithë përkrahësit që i besuan sot me votën e tyre, Shaqir Totajt, për kryetar komune dhe projektit të tij”, thuhet në komunikatë.
PDK u bën thirrje votuesve të saj që të tregojnë qytetari dhe të presin finalizimin e rezultateve për garën e Prizrenit në 5 ditët e ardhshme./arbresh.info/
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri