PDK reagon për ish-asamblisten që vdiq sot

14:08 | 21 Korrik 2021
A. B.

Partia Demokratike e Kosovës e ka ngushëlluar familjen e ish-asamblistes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Arzie Nuhiu që ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka shkruar: “Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen tragjike të aktivistes së Gruas Demokratike dhe degës së PDK-së në Gjilan, Arzie Nuhiu”.

Nga PDK-ja, Nuhiun e kanë quajtur aktiviste të devotshme, të përkushtuar dhe punëtore.

“Aktiviste e devotshme dhe e përshkushtuar, dashamirëse dhe punëtore. Të tillë do ta kujtojmë gjithmonë Arzien, e cila dha kontribut të madh edhe gjatë periudhës së angazhimit si asambliste e PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Nuhiu, miqtë dhe bashkëpunëtorët e Arzies. Dritë pastë shpirti i saj?”, thonë nga PDK-ja. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme