Zyrtari i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës fton organet e rendit që të zbardhin rastin e plagosjes në Shtërpcë.
Abdullahu ka thënë se është e domosdoshme që të gjithë të kontribuojnë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakftohtësi për të mos pasur eskalim në asnjë aspekt.
Reagimi i plotë:
Rasti i plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë duhet të ndriqohet sa më shpejtë dhe gjithanshëm nga organet e drejtësisë. Partia Demokratike e Kosovës fton organet e përgjegjëse për zbardhjen e këtij rasti dhe që autorin e këtij veprimi ta vënë para drejtësisë.
Është e domosdoshme që të gjithë pa dallime të kontribojmë që situata e krijuar të menaxhohet me gjakëftoftësi si parakusht që të mos përkeqësohet në asnjë aspekt. Të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejt./arbresh.info/
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, vëllai me postim prek...
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor