Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të zbatojë vendimin e Gjykatës në favor të 450 mijë familjeve kosovare, për lirimin e çmimit të energjisë.
Stavileci ka thënë që sot ndajmë shqetësimin e përbashkët me të gjithë qytetarëve e Kosovës në lidhje me krizat e reja që po synon t’i shkaktojë pushteti aktual, nga njëra anë me mosdijen dhe moskompetencën e tij, dhe nga ana tjetër nëpërmjet pazareve dhe njerëzve të vet të instaluar nëpër ndërmarrjet publike.
“Keqmenaxhimi i qeverisë po vazhdon. Nga dështimi në parandalimin e futjes së vendit nëpër kriza të njëpasnjëshme kjo qeveri me vetëdije të plotë dhe në mungesë të vizionit po rrëshqet në kriza të reja me fajin e vet, për shkak të të injorancës dhe arrogancës së vet, e fatkeqësisht, pandershëm, në llogari të qytetarëve të pafajshëm. Fitorja e qytetarëve të vendit tonë në realizimin e dy të drejtave elementare të tyre, atë të sigurisë së furnizimit dhe atë të përballueshmërisë së çmimeve, e cila u realizua me vendimin e gjykatave për mos-shtrenjtimin e rrymës, sot po rrezikohet pikërisht nga pushteti i cili ua shtrenjtoj rrymën në mënyrë të padrejtë, të paarsyeshme dhe të kundërligjshme”, ka thënë Stavileci.
Më tej, ai ka potencuar se ka një tendencë të hapur për shpërfillje të shtetit ligjor, sepse pushteti aktual është duke suspenduar sistemin ligjor të vendit me mosbindje dhe moszbatim të vendimeve të Gjykatave.
“Është tepër shqetësuese që kjo Qeveri dhe ky pushtet po përpiqen t’i ikin zbatimit të plotë të vendimit të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për pezullim të vendimit të kundërligjshëm të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e çmimit të energjisë mbi 100 përqind për 450 mijë familje kosovare”, ka thënë Stavileci.
Sipas anëtarësit të Kryesisë të PDK-së, paralajmërimet për reduktime në kohën kur kemi prodhim të mjaftueshëm, janë edhe një përpjekje e re e pushtetit për ta mbuluar keqmenaxhimin, krejtësisht identike me paralajmërimet për shtrenjtim për shkak të importit, i cili siç u vërtetua ishte nën vlerën prej 1% në tre muajt paraprakë.
“Përsëri, me konstruktivitetin më të lartë të mundshëm, kërkojmë që të zbatohet vendimi, që të kthehet ligjshmëria dhe të mos inskenohen situata të paqena krize duke paralajmëruar reduktime.
Që nga fillimi i kësaj krize kur kemi paralajmëruar dhe rekomanduar qeverinë e deri më sot kur përsëri po e paralajmërojmë, i bëjmë thirrje që ta menaxhojë situatën, duke garantuar dy gjërat themelore për qytetarët: Sigurinë e furnizimit dhe çmimet e përballueshme, dhe jo duke inskenuar e prodhuar kriza të reja”, ka përfunduar ai. /arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë