Zvarritja e procesit të zhvarrimit të gjetjeve mortoreve në Kizhevak të Serbisë në pranverë, duhet të jetë e papranueshme nga Qeveria e Kosovës.
Kështu thotë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu në një prononcim për arbresh.info
Ajo tha se duhet t’i bëhet presion palës serbe që ky proces të ndodhë sa më shpejt.
“Absolutisht duhet me i bë presion palës serbe, për ne është shumë me interes që procesi i zhvarrimit me ndodhë sa më shpejt natyrisht në konsultim me institucionet që janë përgjegjëse dhe merren me këtë proces dhe që janë të angazhume tash e sa kohë, sepse është një nga proceset më të ndijshme, kur e kemi parasysh brengën e atyre që i kanë familjarët ende të pagjetur”, tha Deliu.
Ajo thotë se si Parti Demokratike kanë tërhequr vazhdimisht vërejtjen për zvarritjen e këtij procesi.
Sipas saj kjo ju konvenon vetëm atyre që duan devijimin e këtij procesi.
“Kjo zvarritje e procesit normalisht që shkon në dëm të familjeve të cilat presin tash e sa vite që t’i kenë trupat e tyre. Duhet me tregu sa më shumë vullnet politik, sepse po flitet për persona që i kanë më të dashurit e tyre tash e sa vite të pagjetur. Dhe në vazhdimësi kemi tërhequr vërejtjen se zvarritja e procesit ju konvenon vetëm atyre që duan ta devijojnë këtë proces dhe në vazhdimësi kanë tentu që mos me pas një proces transparent edhe me i kontribu plagës së familjeve kosovare”, tha Deliu.
Të hënën, ekipet e gërmimeve në Kizhevak hasën në gjetje mortore që dyshohet të jenë të shqiptarëve.
Pala serbe bënë presion që zhvarrimi të ndodhë në pranverë, nën arsyetimin e kushteve jo të përshtatshme atmosferike./arbresh.info/
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...