Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka akuzuar Qeverinë Kurti për politizim dhe shkatërrim të administratës publike.
Gruda, në një konferencë për media, tha se nisma për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit që Kosova e ka me BE-në.
“Me këtë ligj shkelet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit për Kosovën, sepse neni 120 i saj kërkon bashkëpunim me Bashkimin Evropian në fushën e reformave në administratën publike. Vlen të theksohet që edhe Zyra e BE-së në Kosovë e ka kundërshtuar këtë ligj. Neni 19 i Kushtetutës përcakton qartë se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës. Prandaj, Ligji për Zyrtarë Publikë nuk mund të jetë në kundërshtim me MSA-në sepse kështu ai është në kundërshtim edhe me Kushtetutën”, theksoi Gruda.
Ai tha se shumë nga vërejtjet e gjykatës lidhur me këtë ligj nuk janë adresuar, edhe pse Qeveria ka qenë e obliguar që të bëjë këtë si dhe nuk ka pasur konsultim publik për të.
“Ushtruesit e detyrës kanë një mandat prej 12 muajsh me mundësinë e vazhdimit edhe për 12 muaj të tjerë. Neni 17, paragrafi 3 thotë: ” Nëpunësit civilë të emëruar në pozita të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese para hyrjes në fuqi të ligjit bazik konsiderohen se fillojnë mandatin e parë me hyrjen në fuqi të këtij ligji”. Kjo është në tërësi në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Neni 11, paragrafi 5, përcakton: “Nëse brenda afatit prej nëntë (9) muajsh nëpunësi civil nuk sistemohet apo refuzon sistemimin në ndonjë pozitë të lirë të shërbimit civil, nëpunësi lirohet nga shërbimi civil”. Ky është një mekanizëm për shantazh dhe largim nga puna i nënpunësve publikë”, shpjegoi Gruda.
Ai tha se edhe plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial është jokushtetues.
“Kjo po bëhet me tendencë për ndikim politik mbi organin e akuzës, sepse përbërja e tij është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, si sa i përket përfshirjes së politikës në KPK ashtu edhe përfshirjes së një anëtari nga Avokati i Popullit”, tha Gruda.
PDK i ka bërë thirrje Qeverisë të ndalë veprimet që bien ndesh me Kushtetutën, MSA-në dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, në të kundërtën do t’i dërgojë këto ligje në Kushtetuese./Arbresh.info
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...