Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa ka kritikuar Qeverinë Kurti për marrjen e masave ekonomike pa plan përmes “Pakos për përballje me inflacionin”, në përpjekje për t’i shuar pakënaqësitë e qytetarëve, që po përballen më krizën e rëndë ekonomike dhe energjetike.
Mustafa tha se kjo pako ka për synim blerjen e paqes sociale, pas krizës së krijuar nga Qeveria me sjelljen ndaj punonjësve të sektorit publik.
“Pas disa muajve shumë të rëndë të ballafaqimit me rritjen e çmimeve dhe me krizë energjetike, Qeveria e Kosovës u kujtua apo më mirë të them u detyrua nga pakënaqësitë qytetare për t’u marrë me rrethanat e krijuara, duke prezantuar një pako të masave ekonomike, përmes zotimit të shumës prej 150 milionë eurove për subvencionim të disa kategorive shoqërore, të cilat ndonëse janë të mirëseardhura si hap, janë të pamjaftueshme dhe nuk zgjidhin asnjë problem real si përmbajtje. Dhe është krejt e natyrshme që diçka e tillë nuk mund të pritet nga një qeveri e cila operon me logjikë të impulseve e jo me plan të zhvillimit”, theksoi ai.
Mustafa u shpreh se qytetarët kanë nevojë për siguri ekonomike dhe ndihmat e tilla simbolike të varura nga kalkulimet politike të qeverisë, nuk mjaftojnë për t’u përballur me shtrenjtimin e kostos së jetesës.
“Me politika të tilla, Qeveria po dëshmon se bllokimin e investimeve kapitale e ka bërë për t’i grumbulluar depozitat në mënyrë që sa herë që të ketë krizë besimi te qytetarët apo kur partia në pushtet nuk i ka punët mirë ne terren, ta hapë kuletën e shtetit dhe të shpërndajë lëmoshë për ta zbutur mllefin e qytetarëve”, tha ai.
Mustafa duke akuzuar Qeverinë për mungesë vizioni dhe transparence, tregoi se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve po vazhdon të mos i shfrytëzojë instrumentet e akcizës dhe TVSH-së për ta zbutur rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
Sipas Mustafës, sa i përket tregut të punës, skemat e punësimit të lansuara nga Qeveria, të promovuara me shumë pompozitet, janë të paefektshme dhe po shoqërohen me mungesë transparence për sa i përket numrit të përfituesve.
Ai tha se do të ishte e udhës që për një masë të tillë të pyetej dhe qeveria ta informojë publikun se cili është statusi i atyre masave.
Ai ka pyetur se sa është numri i qytetarëve të punësuar përmes subvencionimit të pagave? Sa është numri i bizneseve që kanë përfituar nga këto skema?
“Duke mos performuar siç kërkohet në funksionet kyçe që ka në portfolion e saj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është shndërruar në vetëm Ministri të Transfereve, me funksionin kryesor për të shpërndarë ndihma te kohëpaskohshme, të motivuara më tepër politikisht sesa për t’i adresuar problemet ekonomike e sociale në vend”, shtoi ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...